Në Itali janë të bindur: Lacio e sigurt me Strakoshën, nuk e tremb askush

Thomas Strakosha mbylli një sezon fantastik në Itali, ku ishte ndër futbollistët e vetëm që po e mbyllte kampionatin me të gjitha ndeshjet titullar, megjithatë një dëmtim në javët e fundit e penalizoi jo pak duke humbur edhe grumbullimin e Kombëtares. Gardiani kuqezi shihet nga Lacio si një nga fubtollistët e vetëm që e ka vendin të sigurt në formacion dhe siguri për portën laciale.

Për të, kanë shkruar edhe mediat italiane të cilat e kanë konsideruar portierin shqiptar si një portier që ka në dorë skuadrën e Lacios dhe që nuk trembet nga rivaliteti që ka në skuadër. Dy portierët e tjerë, si Proto ashtu edhe Guerrieri nuk janë në lartësinë e Strakoshës, duke mos e vënë aspak në presion portierin e Kombëtares.

Strakosha mori vlerësime që në kohën kur zuri vendin e Marketit, duke e detyruar madje këtë të fundit që të largohet. Portieri kuqezi, pret që të rikthehet në portë pas pak ditësh dhe nisë të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të kthehet në hero për Lacion.

“Inzagi pret një sezon të madh nga portieri shqiptar. Proto dhe Guerrieri janë dy portierët që e ndjekin por nuk e trembin. Që kur zëvendësoi Marketin para 3 vitesh, Strakosha është bërë mjeshtri i portës dhe Inzagi beson shumë te ai, megjithëse fansat diçka më pak”, shkruhej në vlerësimin për Strakoshën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/