Ndeshje historike, VAR në Greqi debuton me… sufllaqe

Ditën e djeshme në sfidën mes Lamias dhe Panathinaikos në kampionatin grek ka debutuar edhe sistemi VAR. VAR tashmë është kthyer në realitet dhe pak nga pak po aplikohet në masë, megjithatë në ndeshjen e djeshme nuk është bërë protagonist sistemi me ndërhyrje, por vëmendje kanë marrë asistentët në dhomën e VAR.

Pak minuta para startit të ndeshjes, gjyqtarët janë fokusuar nga kamerat teksa kishin porositur për të ngrënë, ndërsa në foto shikohet edhe djali i cili ka dorëzuar porosinë.

Kjo situatë ka marrë shumë bujë në Greqi teksa është trajtuar si një episod qesharak, duke u kthyer në virale në rrjetet sociale. Megjithatë, 90 minuta janë shumë të gjata dhe mesa duket gjyqtarët kanë menduar të mos gjenden të papërgatitur gjatë ndeshjes.

/Egi Çabeli-VipSport.al/