Musolli: Kishim gjithçka nën kontroll, rivale për titull janë katër skuadra

Finalja e Superkupës e luajtur në “Elbasan Arena”, dhuroi spektakël ku u shënuan plot 6 gola dhe kishte përmbysje e emocione deri në fund. Partizani arriti të fitonte vetëm në minutat e fundit dhe në kohën shtesë, duke përmbysur rezultatin 1-2.

Ndërkohë, në një prononcim për “RTSH Sport”, kapiteni i Kukësit, Besar Musolli u shpreh se skuadra e tij e kishte ndeshjen nën kontroll por një pakujdesi solli përmbysjen e rezultatit. Mes të tjerash, Musolli u ndal edhe te Kategoria Superiore dhe pretendentët për titull.

“Luajtëm një ndeshje shumë të mirë dhe kishim gjithçka nën kontroll por një pakujdesi në solli këtu. Pësuam një gol në fund dhe ramë moralisht e ndodhi ajo që ndodhi.

Rivalë për titull? Tirana ka bërë merkato të fuqishme dhe Teuta ka bërë merkato e mendoj se do të jetë mes katër skuadrave”, u shpreh Musolli. /VipSport.al/