Moto GP/ Doviciozo mposht Markez në kthesën e fundit, Rosi e mbyll në vendin e katërt

Andrea Doviciozo ia del të triumfojë në Ccmimin e Madh të Austrisë, teksa italiani mposhti Mark Markez në kthesën e fundit. Vendi i tretë për Kuartararo, ndërsa në të katërtin pozicion renditet legjenda e këtij sporti Valentino Rosi.

Sa i përket garës, ajo ishte e gjitha e karakterizuar nga dueli i Markez me Doviciozon. Dueli filloi që në start, teksa ishte Doviciozo që mori kryesimin pas kthesave të para. Ndërkohë, Markez arriti të kalonte më pas gjatë garës. Megjithatë, emocionet e vërteta ishin ruajtur për në fund.

Piloti spanjoll i Hondas ishte në udhëheqje deri në kthesën e fundit, por aty Doviciozo me Dukatin tregoi mjeshtërinë dhe e parakaloi duke vërtetuar se në duelet një për një është një nga pilotët më të mirë. Kështu, italiani kaloi i pari vijën e binishit, ndërsa sa i përket renditjes së Botërorit, Markez vazhdon i qetë udhëheqjen.

/Egi Çabeli-VipSport.al/