Miqësorja e radhës për Tiranën, të shtunën përsëri në “Selman Sërmasi”

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar miqësoren e radhës që do të zhvilloje ekipi i drejtuar nga Ardian Mema për të përgatitur fillimin e sezonit të ri. Bardheblutë do të kthehen të luajnë përsëri në “Selman Stërmasi”: ku pak ditë më parë treguan forcat e tyre kundër Bylisit.

Këtë herë, përballë nuk do të jetë një ekip i Superiores, por një skuadër e Kategorisë së Parë, Tërbuni, e cila do të ndeshet me ekipin e Trinës në një duel mjaft interesant që u shërben të dy skuadrave për të parë formën e lojtarëve në këto momente. Për Memën, kjo do të jetë mënyra më e mirë për të përfshirë në skemat e lojës të skuadrës Majkëll Ngo dhe Vinful Kobina, të cilët i janë bashkuar vetëm kohët e fundit ekipit dhe nuk kanë mundur të luajnë ndeshjen me Bylis.

Tirana bëri të ditur se ashtu si në takimin e mëparshëm, dyert e stadiumit në duelin që zhvillohet të shtunën në orën 18:00, do të jenë të hapura për tifozët të cilët duan të shohin në veprim ekipin para fillimit të sezonit. /vipsport.al/