Milinkoviç-Saviç: Gjithçka është shkruar, nuk më tremb aspak mbyllja e merkatos

Mesfsuhori serb, Sergei Milinkoviç-Saviç ishte shumë pranë kalimit te Mançester Junajitd, megjithatë ky operacion nuk u mbyll dhe mesfushori duket se do të qëndrojë te Lacio. Për të ka interesimet edhe nga të tjera skuadra, por mesfushori serb shprehet se nuk e ka mendjen te merkatoja por te stërvitja.

Në një intervistë të dhënë për “Espreso”, ai u shpreh se kishte një dëmtim deri më tani dhe se e ka lënë pas. Sa i përket merkatos, Milinkoviç-Saviç u shpreh se ndihet mirë te Lacio dhe se nuk e shqetëson mbyllja e merkatos.

“Dëmtimi nuk ishte aq i rëndë sa thuhej. E di se sa kohë duhet për riaftësim dhe mezi po pres të rikthehem në fushë këto ditë. Jam i përqendruar në përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe nuk po mendoj për asgjë tjetër. Jam këtu ku jam dhe asgjë nuk më shqetëson. Jam te Lacio dhe nuk po mendoj fundin e merkatos pasi gjithçka është e shkruar dhe e di se ku e kam kokën dhe ku kam kontratën”, u shpreh Milinkoviç-Saviç. /Erjon Allaraj-VipSport.al/