Mesfushori i Partizanit drejt firmës në Kosovë

Ish-mesfushori i Partizanit, Ardit Hila, me shumë gjasa do të vijojë karrierën e tij në Superligën e Kosovës. 26-vjeçari ka arritur akordin me nënkampionët e Prishtinës, teksa pritet të prezantohet te skuadra e Mirel Josës nesër.

Siç edhe bëhet e ditur, mesfushori elbasanas Hila ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Prishtinë së bashku me menaxherin e tij Denis Cani. Pavarësisht se merkatoja në Superligën e Kosovës është mbyllur, 26-vjeçari mund të bashkohet me prishtinasit, pasi është futbollist i lirë.

Kujtojmë që Rdit Hila ka qenë një nga lojtarët e spikatur, e madje duke dhënë edhe një kontribut të çmuar në fitimin e  titullit kampion nga të kuqtë e Partizanit dhe tashmë duket se preferon që të vijojë karrierën në Kosovë, me një nga skuadrat më të mira dhe me traditë.

E.S./Vipsport.al/