Mesazhi enigmatik i Nejmar: Të urrejnë kur je i sinqertë dhe të duan kur nuk je i vërtetë

Rrjetet sociale janë shumë të përdorura nga futbollistët duke qenë se ndiqen nga miliona persona në të gjithë botën dhe mjafton një fjali apo një foto për të krijuar një turbullirë mediatike rreth tyre. Këtë herë ka qenë Nejmar, i cili si të mos mjaftonte e gjithë rrëmuja e krijuar për të ardhmen e tij, me anë të një postimi në Instagram ka ngritur shumë pikëpyetje.

Braziliani është shprehur nëpërmjet rrjetit social se: “ problemi me njerëzit është se të urrejnë kur je i sinqertë dhe të duan kur nuk je i vërtetë”. Një shprehje e cila mund të lidhet fare mirë me situatën e sulmuesit në këto momente, pasi Nejmar së fundmi është shprehur hapur duke treguar dëshirat e tij.

Megjithatë, shprehja edhe mund të jetë postuar pa ndonjë shkak nga futbollisti, por ka mjaftuar kaq për t’u komentuar gjerësisht. Ndërkohë, sulmuesi duket i destinuar të largohet nga Parisi, ndërsa preferon të rikthehet në kampionatin spanjoll.

/Egi Çabeli-VipSport.al/