Merkato e hapur, mesfushori shkodran drejt firmës te Luftëtari ose Flamurtari

Ersil Ymeri u largua nga Kastrioti duke zyrtarizuar divorcin ditën e sotme. Por, duket se shkak janë bërë ofertat dhe dëshira që ai ka për të luajtur në elitë. Nga sa bëhet e ditur, shumë shpejt, sulmuesi pritet që të firmosë dhe të bëhet me skuadër te re.

Me sa duket, janë Luftëtari dhe Flamurtari, dy ekipe të vonuara në merkato dhe që kanë dëshirë të përforcojnë organikën me lojtarë kualitativë që e kanë ven si synim merkatoje mesfushorin shkodran q e njeh mirë Superioren pas eksperiencave si titullarë me Kamzën e Kastriotin.

Tashmë, Ymeri është gati që të firmosë në skuadrën e re dhe këtë sezon ta shohim sërish në elitën e futbollit shqiptar.

E.S./Vipsport.al/