Mendja jo vetëm te debutimi në kampionat, Interi vazhdon punën për objektivin e radhës në merkato

Interi do të debutojë në mbrëmjen e nesërme në kampionat, teksa do të përballet me ekipin e sapongjitur në Serie A, Leçe. Zikaltërit këtë sezon kanë pësuar shumë ndryshime, teksa në stol është emëruar Antonio Konte.

Pritet me interes të madh edhe ndeshja e parë me fanellën e re për Romelu Lukakun. Megjithatë, përveç belgut dhe lojtarëve të tjerë, Interi pret edhe zyrtarizimin e Aleksis Sançez. Palët janë pranë akordit, teksa kiliani është i entuziazmuar për rikthimin në kampionatin italian, pas eksperiencës me Udinezen. Drejtori Marota ka gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin i cili d të përfitojë 12 milionë euro e gjysmë për 10 muajt e huazimit.

Por, Sançez mund të pranojë edhe një ulje minimale në orët e fundit. Sa i përket dakordësisë me Mançester Junajtid, ai është arritur për huazimin mbi bazën e 15 milionë eurove. Kështu, pengesa në horizont nuk ka dhe nesër para ndeshjes në kampionat, tifozët zikaltër mund t’i gëzohen edhe transferimit të Sançez.

/Egi Çabeli-VipSport.al/