Memushaj vlerëson ish-sulmuesin e Milanit: Është një kafshë në zonë, shënon edhe kur nuk ka mundësi

Ledian Memushaj do të luajë këtë sezon në Serinë B në Itali, duke qenë se nuk arriti të ngjitet me skuadrën e tij. Sakaq, ish-skuadra e Memushajt, Leçe do ta nisë aventurën e Serisë A me përballjen ndaj Interit, ndërkohë që Memushaj u shpreh se ish-skuadra e tij ka një sulmues kafshë.

Bëhet fjalë për Xhanluka Lapadulën i cili në të kaluarën ka luajtur me Milanin në Serinë A, por duke mos arritur të kthehet në protagonist. Memushaj u shpreh se Lapadula është një sulmues që di të shënojë gola edhe atëherë kur duket diçka thuajse e pamundur.

“Xhanluka është një kafshë për golat. Gjithmonë është i rrezikshëm në zonë e 16 metrave dhe mund të jetë vrasës për kundërshtarin. Beson gjithmonë te goli dhe shënon edhe atëherë kur duket se nuk ka mundësi për ta bërë. Jam i lumtur që kam pasur mundësi të luaj me të dje shpresoj të bëjë mirë. Edhe nëse Leçe pëson disa humbje radhazi, tifozët duhet të kenë besim dhe ta mbështesin për ta kaluar atë situatë”, u shpreh Lapadula. /Erjon Allaraj-VipSport.al/