Memushaj e nis sezonin ters, dëmtohet që në ndeshjen e parë zyrtare

Futbolli italian është rikthyer me ndeshjet zyrtare, ku mbrëmjen e djeshme janë luajtur disa nga ndeshjet e Kupës së Italisë, aty ku Peskara ka arritur të mundë me rezultatin 3-2 skuadrën e Mantovës. Ekipi te i cili aktivizohet edhe Ledian Memushaj, hasi jo pak në vështirësi duke u kualifikuar vetëm në minutën e fundit.

Në fund të pjesës së parë, problemet u shtuan edhe më shumë për Peskarën, duke qenë se Memushaj pësoi një dëmtim duke yu detyruar të largohet dhe vendin e tij e zuri Ventola, i cili rezultoi vendimtar duke shënuar golin e fitores në minutën e 91 të takimit.

Sakaq, ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi i mesfushorit të Kombëtares dhe pritet që ditën e sotme të kryejë edhe ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për këtë sezon, pas disa miqësoreve të luajtura. /Erjon Allaraj-VipSport.al/