Mema: Sërish nuk më kënaq ndeshja, por atmosfera na motivon shumë për të ardhmen

Tirana e nisi në mënyrën më të mirë kampionatin, duke mundur me rezultatin 3-0 skuadrën e Luftëtarit. Në një prononcim për “Supersport”, trajneri Ardian Mema u shpreh se ende nuk është i kënaqur nga ndeshja, por atmosfera e motivon për të ardhmen.

“Kishte tifozë në stadium dhe pritshmëritë janë të mëdha. Shpresoj të kemi vazhdimësi për t fituar por është herët të flasim. Kemi problematika që do t’i diskutoj por nuk kënaqem me këtë ndeshje pasi do të ishte gabim. Atmosfera na motivon më shumë për të ardhmen.

Fola në pushim që nuk duhet ta ulim ritmin dhe ndodhi e kundërta e kjo më mërziti. Kemi kualitet dhe nuk jemi si vitin e kaluar. Gjirokastra ka qenë e paorganizuar në vitet e fundit por na duhen tri pikët.

Merkato? E kam thënë dje në konferencë dhe mund të ketë lëvizje. Konstatimi është i drejtë dhe mendoj se duhet edhe një pozicion në qendër pasi janë 3 dhe duhet ndryshuar. Pjesën tjetër e kemi rezauruar merkaton.

Torasën e vendosa ndryshe sot, por nga ndeshja tjetër ndoshta mund të shkojë në vendin e tij. Nuk e marr në referencë ndeshjen e sotme, por do të shohim ndeshjet e tjera”, u shpreh Mema. /VipSport.al/