Mema: Ishte gol, Frashëri ishte brenda portës!

Trajneri Ardian Mema i Tiranës, pas ndeshjes me Teutën në emisionin “gol pas goli” në “Supersport” ka folur për lojën që bëri skuadra, rastet, afrimet më të fundit dhe tifozët që vazhdojnë të shkaktojnë incidente, ndonwse sipas tij kanë krijuar një atmosferë super në stadium… “Loja ishte e luftuar shumë nga të dyja skuadrat. Patëm dy raste, por kush do përfitonte nga gabimi i kundërshtarit do shënonte e do fitonte. Gjithsesi, jam i kënaqur me lojën e ekipit sepse kishim përballë një kundërshtar të fortë si Teuta. Pavarësisht se kanë pasur 6-7 lëvizje, kolegu im Shkëmbi ka bërë një ekip solid. Tirana shpresoj që tashmë me elementët e rinj të ketë më shumë mentalitet fituesi, sepse u pa që sulmuam në fillim dhe në fund të sfidës”.

Kundërsulmet

Teuta pati dy momente ku kapi në befasi lojtarët e Tiranës, duke iu afruar golit. Ndaj edhe Mema u ndal në këtë pikë duke shtuar se: “Në një nga rastet e rrezikshme të miqve i kam folur Kales, sepse dorëzoi topin dhe ktheu shpinën. Do më vinte keq nëse kundërshtari të shënonte nga një pakujdesi e jona”.

Incidenti i Ngosë

Ardian Mema foli edhe për incidentin  Majkëll Ngosë kur u ndërrua: “Ndoshta Ngoja ka qenë nervoz me veten, sepse unë i dhashw dorën, më dha edhe dorën! Nuk e kuptoj, kampionati është i gjatë dhe te Tirana ka vend për të gjithë ata që e meritojnë të luajnë. Për 7 ditë kemi 3 ndeshje, kjo është arsyeja pse nuk futa Dungën. Meqë Ngo jep atmosferë në Tiranë sidomos, mendova ta fus në lojë. Nuk ka shumë ndryshime, por aktivizimi mes tyre do të varet nga situata e të dyve”.

Lila dhe Vanegjli

Tirana prezantoi sot Lilën dhe Vangjelin, ndërsa trajneri Mema shtoi se nuk e ka të vështirë që të menaxhojë grupin pavarësisht se ka shumë kualitet dhe eksperiencë brenda. “Është shumë e thjesht për mua si trajner, ai lojtar që do të jetë gati dhe do të më shërbejë do të luajë. Nuk kam asnjë lloj presioni sepse jam i drejtpërdrejtë me futbollistët. E dinë shumë mirë lojtarët se si funksionoj unë”.

Tifozët

Tifozët e Tiranës nuk i kanë harruar zakonet e vjetra, e madje në 2-3 fragmente kanë hedhur sende në fushë. Trajneri Mema foli edhe për ata duke i bërë elozhe, por edhe duke i dhënë një këshillë: “Tifozët e Tiranës janë të shkëlqyer dhe shkëlqejnë kudo shkojnë, por me shishet të bëjnë kujdes, sepse kemi luajtur dhe jemi “djegur” më parë. Ata janë pjesa më e rëndësishme e Tiranës dhe shpresoj që të mos ndodhin më ato sepse i bëjnë keq ekipit. I falënderoj për atmosferën që na kanë krijuar në ndeshjen e sotme me Teutën”.

Dyshimi

“Duhet parë mirë se mendoj se ka qenë gol. Dua vetëm drejtësi dhe shoh momentin e dytë dhe them topi ka qenë një metër brenda. Shihni ku është Frashëri, ka pasur arbitër pas porte që sheh edhe linjën,. Nuk e gjej kurrë të arbitri, më vjen keq se është Sino”, – tha Mema.

E.S./Vipsport.al/