Mbrojtësin nuk e bind oferta e Luftëtarit, firmos në Kosovë

Nertil Hoxhaj, mbrojtësi i cili ka qenë pjesë e ekipeve të Partizanit, Flamurtarit, Bylisit dhe Elbasanit, i ka thënë jo ofertës që ka marrë nga luftëtari dhe ka zgjedhur të “emigrojë” edhe ai drejt Kosovës.

Futbollisti i cili në sezonin e fundit spikati me Elbasanin duke u bërë një lider i kësaj skuadre. u testua disa ditë te gjirokastritët të cilët ishin të gatshëm ta mbanin si pjesë të tyre për sezonin e ri. Por lojtarin nuk e bindi oferta që iu bë dhe mes palëve nuk u arrit një akord.

Hoxhaj nuk ka pritur gjatë. Menaxheri Altin Ferat ka bërë te mundur kalimin e tij te skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit kosovar, Vushtrria. Hoxhaj ka udhëtuar drejt Kosovës dhe sot ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin kosovar. /vipsport.al/