Mbrojtësi me eksperiencë i Kombëtares së Ugandës pritet në Shkodër, e konfirmoi trajneri Jonuz

Vllaaznia pret ende edhe një lojtar dhe bëhet fjalë për një futbollist mjaft cilësor dhe me eksperiencë. Trajneri Mirsad Jonuz tha se bëhet fjalë për një lojtar që luan majtas por edhe në qendër.

Nga të dhënat, mësohet se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Godfrey Walumbsimbi, i cili ka 103 ndeshje me përfaqësuesin e shtetit të tij.

Me ardhjen e tij prapavija shkodrane konsolidohet goxha, ndërsa problem mbetet vetëm viza. Nëse lojtari dhe klubi arrijnë që të plotësojnë dokumentacionin në kohë, përpara mbylljes së federimeve, Vllaznia do të bënte një afrim cilësor.

Ndryshe, ky transferim mund të dështojë. Shkodranët kanë qenë shumë aktivë në merkaton e verës e cila kryesisht është bazuar tek lojtarët e huaj, brazilianë, maqedonas, afrikanë etj.

Në Shkodër synojnë shumë, por kjo do të varet edhe nga ecuria në të ardhmen e skuadrës shkodrane që në start mundi Laçin me rezultatin 1-0 në “Loro Boriçi”.

E.S./Vipsport.al/