Mbetet në autobus, probleme shëndetësore për Sarrin para “miqësores së vitit”

Mauricio Sarri ka përjetuar një situatë të pakëndshme sot, një orë para se të drejtonte në miqësoren e vitit për të gjithë tifozët e Juventusit. Skuadra sot luan ndeshjen e famshme në Vilar Perosa mes Juventus A dhe Juventus B, e cila ndiqet nga mijëra tifozë juventinë që e kanë kthyer këtë në një klasike të verës.

Por Sarri nuk është ndjerë mirë në autobus kur ekipi ka mbërritur në fushën stërvitore dhe ka qëndruar brenda për rreth 30 minuta para se të dilet edhe ai në fushë.

Një sindromë gripi ka bërë që trajneri të mos ndjehej edhe aq mirë në momentin që duhej të shoqëronte lojtarët që do të shkonin në fushë dhe është dashur që mjekët ta mbanin nën kontroll për disa minuta para se situata të normalizohej.

Trajneri më pas ka dalë dhe ka bërë foto me tifozët e shumtë të pranishëm ndërsa ka insistuar që të ndjekë miqësoren dhe jo të kthehej para kohe në Torino siç i ishte sugjeruar. /vipsport.al/