“Masakra” e gjyqtarit anglez për të kualifikuar Ajaksin, irritohen në Greqi: Mund të jepte penalltinë e katërt (VIDEO)

Liga e Kampionëve ka sjellë mbrëmjen e djeshme disa rezultate surprizë, aty ku Ajaksi ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj PAOK-ut. Skuadra e cila sezonin e fundit ishte “hirushja” e këtij kompeticioni, ka vuajtur jo pak ndaj PAOK-ut, madje duke rrezikuar seriozisht eliminimin.

Vendimtar ka qenë edhe gjyqtari anglez, Kreig Pouson i cili ka akorduar në total 3 penallti në favor të Ajaksit, ku dy nga të cilat janë shënuar gol ndërsa njëra është humbur. Protagonist ishte Tadiç i cili pasi gaboi në të parën, konvertoi në gol dy penalltitë e tjera.

Sakaq, mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj gjyqtarit anglez ku e akuzojnë për përcaktim të rezultatit, duke qenë të bindur se ka ndikuar në ndeshje. Mediat greke raportojnë se nëse do të ishte e nevojshme të jepej një penallti e katërt, gjyqtari ishte gati të vërshëllente vetëm e vetëm që Ajaksi të mos eliminohej. /Erjon Allaraj-VipSport.al/