Markez kopjon Hemilton, dominim i spanjollit në Çeki ndërsa Rosi e mbyll i gjashti

Një tjetër garë e cila ka përmbushur pritshmëritë dhe ka konsoliduar pilotin Mark Markes në krye të listës së klasifikimit. Spanjolli është nisur nga vendi i parë, teksa për asnjë moment nuk e ka humbur kryesimin e garës.

Titulli i gjashtë kampionë Bote, kur kanë mbetur edhe  nëntë gara duket një formalitete, duke parë diferencën e madhe me pilotët e tjerë në pistë falë edhe motorit Honda.

Ndërkohë, Doviciozio edhe pse tentoi të duelonte disa xhiro me Markez, sërish nuk ia doli duke e mbyllur garën në vendin e dytë. Sakaq, vendi i gjashtë për legjendën e Moto GP, Valtino Rosi. Në vendon e tretë, Aleks Rinz.