Maqedonia e Veriut, rezultate dhe renditja / Shkëndija turpërohet sërish, Struga barazim dhe “skuqje” me Shkupin

Janë luajtur sot katër ndeshje të kampionatit elitar në Maqedoninë e Veriut, ku bie në sy edhe këtë javë turpërimi që i është bërë Shkëndisë së Tetovës nga debutuesit  Borecit. Ekipi tetovar është mundur 1-0 dhe duket se në këto javë të para po i përjeton  një krizë të thellë.

Ndërkohë, që ka barazuar Struga në fushën e vete me Shkupin dhe duhet theksuar që të dyja ekipet e kanë mbyllur me 10 lojtarë. Akademija Pandev ka fituar në transfertë me Rabotniçkin, ashtu si edhe Makedonija Gp ka fituar në fushën e Sileksit me rezultatin 3-4.

Ndërkohë që nesër do të zhvillohet një sfidë mjaft interesante, derbi i Shkupit, mes Renovës dhe Vardarit. Ja rezultatet e  ndeshjes së sotme:

Rezultatet e javës së 4 / Maqedonia e Veriut

Borec – Shkëndija Tetovë                   1-0

Struga – Shkupi                                    1-1

Rabotniçki – Akademija Pandev      1-2

Sileks – Makedonija Gp                     3-4

 

Nesër

Renova-Vardar