Maqedonia e Veriut publikon listën me 5 futbollistë shqiptarë, mbetet jashtë “Buba”

Maqedonia e Veriut do të luajë pas pak ditësh dy ndeshje të tjera eliminatore për Europiani e vitit të ardhshëm. Në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Letonisë, trajneri Igor Angelovski ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për këto eliminatore.

Në sy bie prania e 5 futbollistëve shqiptarë të cilët përfaqësojnë Maqedoninë. Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Azgjan Alioski, Enis Bardhi dhe Arijan Ademi janë futbollistët shqiptarë ndërkohë që mungon këtë radhë sulmuesi Ferhan Hasani (Buba), i cili aktivizohet me skuadrën e Al Raed.

Buba nuk ishte pjesë e Al Raed në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe duket se bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, duke qenë se në eliminatoret e viteve të fundit, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë në listë, është përfshirë edhe sulmuesi i Nimes në kampionatin francez, Vllatko Stojanovski ndërkohë që mbetet një emër i rëndësishëm edhe ai i Goran Pandev. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Portierë: Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano, Spanjë), Dejan Iliev (Sered, Sllovaki), Damjan Shishkovski (Rabotniçki);

Mbrojtës: Visar Musliu (MOL Fehervar, Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpesht, Hungari), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Gjoko Zajkov (Sharlroa, Belgjikë), Ezgjan Alioski (Leeds United, Angli);

Mesfushorë: Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Boban Nikolov (MOL Fehervar, Hungari), Stefan Spirovski (Ferencvarosh, Hungari), Elif Elmas (Napoli, Itali), Kire Markoski (AEL Limasol, Qipro), Marjan Radeski (Shkëndija), Lupço Doriev (Akademia Pandev);

Sulmes: Goran Pandev (Xhenova, Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka, Qipro), Illi Nestorovski (Udinese, Itali), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanjë), Krste Velkovski (Sarajeva, BeH), Vllatko Stojanovski (Nimes, Francë);