Lushnja në fazë përgatitore, por tifozëve nuk u pëlqen uniforma!

Lushnja ka pak ditë që ka nisur fazën përgatitore në Përmet, aty ku kanë shkuar edhe afrimet e merkatos së verës të skuadrës lagunave. Të grumbulluar në qytetin e luleve, skuadra ka bërë edhe një foto tradicionale, ku janë stafi dhe gjithë lojtarët.

Por, në foto, ndryshe nga herët e tjera, vihet re se lojtarët kanë nga një uniformë blu dhe kjo nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve që kanë filluar edhe ngacmimet në “Facebook”.

Por, pavarësisht kësaj, Lushnja e ka marrë seriozisht me merkaton dhe fazën përgatitore, ndërsa tashmë mbetet që lagunarët të zhvillojnë edhe takime miqësore, ndonëse mund të luajnë me ekipe të Kategorisë së Dytë, si: Këlcyra, Tepelena e Memaliaj që kanë nisur fazën apo dhe Përmeti vendas…!

E.S./Vipsport.al/