Luftëtari zyrtarizohet pak minuta para ndeshjes!

S’kanë fund problemet tek Luftëtari, ndonëse drejtuesit kanë bërë lëvizje. Shumë lëvizje, shumë largime nga sezoni e shkuar e shumë afrime e testime në këto 3 javët e fundit.

Por, sikur të mos mjaftonte largimi i trajnerit Dalipi dje, sot Luftëtari është federuar në FSHF vetëm pak minuta par ndeshjes me Tiranën, madje mund të themi se vetëm 2-3 orë para drejtuesit kanë federuar lojtarët duke u pajisur edhe me kartonët e tyre.

Madje, edhe lojtarët e ardhur nga kampionati bullgar kanë mbajtur me “zemër të ngrirë” drejtuesit, ndërsa trajneri Duro sot do të hedhë në fushë një formacion të improvizuar…

E.S./Vipsport.al/