Luftëtari si “akademi” u provuan 50 lojtarë të rinj gjatë javës

Luftëtari nisi përgatitjet në fillimin e javës kur edhe u prezantua trajneri i ri i gjirokastritëve, Kleevis Dalipi, drejtori teknik Klodian Duro dhe drejtuesit e rinj të skuadrës bluzi.

Por, duket se në Gjirokastër skuadra nuk është as në 40% e saj, pasi largimet e shumta të titullarëve por edhe lojtarëve të stolit ka sjellë mjaft probleme. Kështu, në Gjirokastër vetëm gjatë kësaj jave janë provuar 50 lojtarë të rinj të moshave 18-20-vjeçarë.

Shumica e tyre nuk e kanë kaluar provën dhe nuk kanë dhënë asnjë shenjë që të bindin trajnerin Dalipi. Drejtuesit bluzin akoma nuk kanë mbyllur hesapet edhe me disa titullarë të sezonit të shkuar si: Rapo, Açka, Demo apo dhe Ymeraj që kanë nga 3-4 muaj që nuk janë paguar.

E.S./Vipsport.al/