Luftë me tifozët e Bajern për Perishiç, Kovaç: Mjaft më, edhe Efeneberg erdhi këtu 30 vjeç

Bajern Mynih është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e Ivan Perishiç, i cili sot ishte në gjermani për të kryer vizitat mjekësore para firmës. Por tifozët bavarezë nuk janë edhe aq të lumtur, duke shpërthyer në rrjetet sociale kundër klubit e lojtarit pasi e cilësojnë në moshë të madhe për të dhënë kontributin e tij.

Por trajneri Niko Kovaç, ai që ka insistuar më shumë për të pasur në skuadër bashkëkombësin 30-vjeçar, e ka mbështetur publikisht futbollistin dhe ju është kundërvënë tifozëve të vet.

“Po, mund ta konfirmoj se sot ishte në Mynih, por mendoj se kritikat ndaj tij janë të pavend, sikur të mos bëhej fjalë për një lojtar të mirë. Edhe Efenberg erdhi këtu kur ishte 30-vjeç dhe e ndihmoi skuadrën të fitonte Ligën e Kampioneve. Duhet t’i japim fund asaj që bëjmë duke parë vetëm moshën, por edhe atë që kanë arritur deri tani në karrierë dhe si mund të na ndihmojnë”, deklaroi trajneri kroat. /vipsport.al/