

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit U17 do të nisë që nga dita e nesërme grumbullimin e saj për dy miqësoret e planifikuara në javën e ardhshme ndaj Bosnjë Hercegovinës. Ekipi i drejtuar nga Elvin Beqiri do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës për të përgatitur atje ndeshjet e radhës të kuqezinjve në një grumbullim që ka shumë rëndësi pasi në këto miqësore do të fillojë të konsolidohet dhe ekipi që do të marrë pjesë në kualifikueset e Europianit.
Në listën me 20 emra bie në sy se janë ftuar lojtarë nga akademitë në kampionatet më të forta në Europë. Aty ka përfaqësues nga klube italiane, spanjolle, gjermane, angleze, holandeze apo edhe nga kampionati grek. Sigurisht, ka edhe përfaqësues nga futbolli shqiptar, me 9 lojtarë të pranishëm në listë.
Ndeshjet e Shqipërisë do të luhen në Zenica më 13 dhe 15 gusht, ndërsa do të shërbejnë për eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe, të cilat luhen në muajin nëntor ndaj Portugalisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. /vipsport.al/
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment