Liga e Kampioneve, tre skuadra ballkanase kalojnë në fazën në grupe të turneut

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë prerë biletën për në fazën në grupe të tre skuadrave ballkanase, të cilat kanë arritur të kualifikohen për këtë turne të rëndësishëm.

Olimpiakos i Pireut, pasi kishte fituar 4-0 në shtëpi duelin e parë ndaj Krasnodar, sot ka bërë mirë edhe në transfertë, duke fituar me shifrat 2-1 ndaj rusëve edhe pse këta të fundit kishin kaluar në avantazh ët parët me Utkin. El Arabi me nga një gol në secilën pjesë të sfidës, u dha suksesin grekëve.

Dinamo Zagreb vuajti deri 20 minuta para fundit për të siguruar kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne, pasi fitorja 2-0 e ndeshjes së parë i jepte një garanci të vogël përballë Rosenborg,. Skuadra vendase shënoi gol që në minutën e 11 me Akintola dhe rrezikoi disa herë të hapte sfidën me golin e dytë. Goli i Gojak pas asistit të talentit Dani Olmo, i dha mundësinë Dinamos së Zagrebit të luante e qetë në minutat e fundit të sfidës.

Me e ndezur ka qenë sfida në Beograd, ku Crvena Zvezda arriti të merrte një barazim 1-1 ndaj Jang Bojz, duke u kualifikuar falë rregullit të golit jashtë fushe. Dy skuadrat kishin barazuar 2-2 në Zvicër e në këtë mënyrë, ekipi serb ka festuar kualifikimin në grupet e turneut. /vipsport.al/