Liga e Kampioneve mes surprizash, eliminohen Porto dhe Sëlltik

Ndeshjet e kthimit të turit të tretë të Ligës së Kampioneve kanë filluar me një rezultat të papritur pasi Karabak, është eliminuar në shtëpi përballë APOEL të Qipros edhe pse kishte fituar në transfertë sfidën e parë.

Humbja 2-1 në shtëpi i kishte kushtuar vendin e punës Paolo Tramexanit te skuadra qipriote dhe vendin e tij e kishte marrë menjëherë gjermani Tomas Doll. Sot APOEL-i bëri surprizë duke fituar në Baku me shifrat 2-0 falë De Vincenti dhe Matiç, për të kaluar në play-off të turneut.

Dinamo Zagreb bëri gjithçka mirë në transfertë pas gabimit në ndeshjen e parë në shtëpi, pasi fitoi 4-0 në fushën e Ferencvarosh për të kaluar turin. Ndërsa Olimpiakos, triumfoi qetësisht 2-0 ndaj Bashakshehir, duke lënë përsëri jashtë Ligës së Kampioneve skuadrën e Erdogan.

Ajaksi rrezikoi seriozisht të mbetej jashtë grupeve të Champions përballë PAOK, pasi u gjend në disavantazh në pjesën e parë. Por tre gola, nga të cilët 2 me penallti të Tadiç i cili shpërdoroi një të tretë, çuan shifrat në 3-1 për holandezët duke bërë që në fund të mos kishte vlerë një tjetër gol nga grekët.

Eliminimet më të bujshme ishin ato të Sëlltik dhe të Portos, të dyja skuadra që u mundën në fushën e tyre. Sëlltik u mposht 4-3 nga Kluzh në një ndeshje me shumë përmbysje rezultatesh. Ndërsa Porto komplikoi gjithçka që në pjesën e parë ndaj Krasnodar, duke pësuar tre gola të cilët më pas i kishte të vështirë t’i rikuperonte në të dytën.

NDESHJET
Karabak-APOEL 0-2 (2-1)
Rozenborg-Maribor 3-1 (3-1)
Dinamo Kiev-Klub Bryzh 3-3 (0-1)
Fernecvarosh-Dinamo Zagreb 0-4 (1-1)
Olimpiakos-Bashakshehir 2-0 (1-0)
LASK Linz-Bazel 3-1 (2-1)
Ajaks-PAOK 3-2 (2-2)
Sëlltik-Kluzh 3-4 (1-1)
Porto-Krasnodar 2-3 (1-0)
Kopenhagë-Crvena Zvezda 1-1 (1-1)  6-7 p

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
** Të theksuara skuadrat e kualifikuara