Liga e Kampioneve, caktohen çiftet e play-off për 6 vendet në fazën në grupe

Përfundimi i ndeshjeve të turit të tretë të Ligës së Kampioneve ka caktuar edhe 6 çiftet që janë krijuar për fazën play-off të turneut, në garë për vendet në grupe të këtij aktiviteti. Eliminimi i emrave si Dinamo Kiev, Porto, Sëlltik apo PSV Eindhoven bën që duelet të jenë më të hapura në këtë fazë dhe thuajse të mos ketë favoritë të dukshëm në këto çifte.

E vetmja sfidë e cila në letër sheh një ekip dukshëm të favorizuar është ajo mes qipriotëve të APOEL dhe Ajaksit. Skuadra e cila deri një javë më parë drejtohej nga Paolo Tramexani bëri çudinë duke eliminuar Karabak, por do ta ketë thuajse të pamundur përballë holandezëve të mbushur me yje.

Një duel shumë i fortë pritet ai mes Jang Bojz dhe Crvena Zvezdës, por edhe të tjerat parashikohet të jenë shumë të ekuilibruara. Fituesit shkojnë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve ndërsa humbësit duhet të kënaqen me grupet e Ligës së Europës. /vipsport.al/

Ndeshjet
20-28.08
CFR Kluzh-Slavia Pragë
APOEL-Ajaks
LASK Linz-Klub Bryzh

21-27.08
Dinamo Zagreb-Rosenborg
Jang Bojz-Crvena Zvezda
Olimpiakos-Krasnodar