Liga e Europës / Rezultatet e sotme, legjionarët dalin me kokën poshtë

Ndeshjet e sotme në Ligën e Europës nuk kanë qenë aq pozitive për Kristi Markun, Kamer Qakën, Liridon Latifin dhe Migjen Bashën, të cilët kanë dalë të mposhtur nga fusha e lojës me skuadrat përkatëse dhe me pak shanse për të vijuar më tej në turne.

Pjunik i Markut është mposhtur në shtëpi me rezultat të thellë 4-0 nga Ullvërhemton, një skuadër e angleze me të cilin armenët kishin një diferencë shumë të dukshme në cilësi. Kamer Qaka e nisi nga stoli ndeshjen e sotme të Universitatea Krajovës përballë AEK të Athinës, por u aktivizua në minutën e 66-të. Gjithsesi, as ai nuk arrit të bënte dot shumë përballë grekëve të cilët fituan me shifrat 2-0 në Rumani.

Titullar, por i zëvendësuar në minutën e 68 ishte Migjen Basha, në humbjen e thellë 3-0 të Aris në fushën e Molde, që e bën shumë të vështirë kualifikimin e mëtejshëm të ekipit grek. Titullar por i zëvendësuar në minutën e 88 ishte edhe Liridon Latifi, i cili nuk ka mundur të bëjë shumë në humbjen 2-1 në shtëpi të Sherif Tiraspol përballë suedezëve të AIK.

 

NDESHJET
Astana-Valeta 5-1
AEK Larnaka-Gent 1-1
Pjunik Jerevan-Ullvërhempton 0-4
Sparta Pragë-Trabzonspor 2-2
Universitatea Krajova-AEK Athinë 0-2
Brondbi-Braga 2-4
Ventspils-Vitoria Gimaraesh 0-3
Haugesund-PSV 0-1
Malmo-Zrinjski 3-0
Mariupol-AZ Alkmar 0-0
Thun -Spartak Moskë 2-3
Molde-Aris 3-0
Neftçi Baku-Hapoel Jehuda 2-2
Sherif Tiraspol-AIK 1-2
Antverp-Plzen 1-0
CSKA Sofje-Zoria 1-1
Fejenord-Dinamo Tbilisi 4-0
Lokomotiv Plovdiv-Strasburg 0-1
Ludogorets-TNS 5-0
Makabi Tel Aviv-Suduva 1-2
Sarajevo-BATE 1-2
Dudelanzh-Nome Kalju 3-1
Midtjilland-Rejnxhërs 2-4
Norrkoping-Hapoel Ber Sheva 1-1
Rijeka-Aberdin 2-0
Austria Vjenë-Apollon 1-2
FCSB-Mlada Boleslav 0-0
Vaduz-Eintraht Frankfurt 0-5
Legia-Atromitos 0-0
Lucern-Espanjol 0-3
Partizan Beograd-Jeni Malatjaspor 3-1
Torino-Shakhtjor Soligorsk 5-0