Liga e Europës /  Një shqiptar çon Dudelanzh të Luksemburgut në grupe, Torino dhe PAOK janë zhgënjimet e mëdha

Ndeshjet e sotme të play-off në Ligën e Europës kanë plotësuar numrin e 48 skuadrave pjesëmarrëse në fazën në grupe të turneut të dytë për nga rëndësia në kontinent, duke dhuruar disa rezultate shumë interesante.

Padyshim një më të bujshmit ësht eliminimi i PAOK, i cili ndonëse me petkun e kampionëve të Greqisë, pasi doli nga Champions, i dha lamtumirën edhe këtij turneu të dytë pa aritur të përfundonte në fazën në grupe pasi u nxor jashtë nga Slovan Bratislava..

Edhe Torino i dha lamtumirën turneut, pasi humbjes në shtëpi i shtoi një tjetër në transfertë ndaj Ullvërhempton, duke shënuar “viktimën” e parë italiane në Europë për këtë edicion.

Surpriza e madhe është përsëri Dudelanzh e Luksemburgut, e cila për të dytin edicion radhazi ka arritur të sigurojë fazën në grupe. Daniel Sinani, futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson Luksemburgun, ishte autor i dy golave në suksesin 2-1 të skuadrës së tij sot, ndaj Ararat të Armenisë, duke barazuar rezultatin e ndeshjes së parë në transfertë. Ndaj u deshën penalltitë për të përcaktuar fituesin dhe aty Dudelanzh ishte më e saktë duke siguruar përsëri pjesëmarrjen në turne. /vipsport.al/

NDESHJET
Karabak-Linfilld 2-1 (2-3)
Riga-Kopenhagë 1-0 (1-3)
AIK–Sëlltik 1-4 (0-2)
Apollon-PSV 0-4 (0-3)
BATE-Astana 2-0 (0-3)
Bnei Jehuda-Malmo 0-1 (0-3)
FK Zoria-Espanjol 2-2 (1-3)
Molde-Partizan 1-1 (1-2)
PAOK-Slovan Bratislava 3-2 (0-1)
Spartak Moskë-Braga 1-2 (0-1)
Hapoel Ber Sheva-Fejenord 0-3 (0-3)
Trabzonspor-AEK 0-2 (3-1)
Rijeka-Gent 1-1 (1-2)
Ferencvarosh-Suduva 4-2 (0-0)
Maribor-Ludogorets 2-2 (0-0)
Antverp-AZ Alkmar 1-4 (1-1)
Eintraht Frankfurt-Strasburg 3-0 (0-1)
Ullvërhempton-Torino 2-1 (3-2)
Rejnxhërs-Legia 1-0 (0-0)
Dudelanzh-Ararat 2-1 (1-2) 5-4 P
Gimaraesh-FCSB 1-0 (0-0)
*Në kllapa ndeshjet e para
**Të theksuara skuadrat e kualifikuara