Liga e Europës / Hidhet shorti i Play-off ku mund të ketë përballje emrash të njohur ose shqiptarësh

Ndeshjet e turit të tretë të Ligës së Europës fillojnë nesër, por skuadrat kanë mësuar që tani se si do të jenë përballjet e mundshme në fazën play-off të turneut, për të siguruar një vend në grupet e këtij kompeticioni.

Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës ka caktuar disa çifte të mundshme shumë interesante. Ai që spikat është një play off i mundshëm mes Torinos dhe Ullvërhempton, por më parë italianët duhet të kalojnë Shakhtjor Soligorsk të Elis Bakajt e anglezët Pjunik të Kristi Markut. Duket e pamundur, por në rast surprize, mund të ketë përballje mes dy ish-futbollistëve të Superiores për një vend në fazën në grupe.

Ndërkohë, Aris i Migjen Bashës mund të përfundojë në Beograd përballë Partizanit, ndërsa duele të tjerë interesantë të mundshëm janë ai mes Eintraht Frankfurt dhe Strasburg, apo ai mes AEK dhe Trabzonspor. /vipsport.al/