Liga e Europës/ Hidhet shorti i fazës në grupe, me fat skuadrat e mëdha europiane

Në Monako u hodh shorti për fazën në grupe të Ligës së Europës, aty ku të gjitha skuadrat që kanë arritur të kualifikohen, kanë njohur tashmë kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion. Shpërndarja e skuadrave nëpër vazo të ndryshme, ka bërë që të mos ketë një grup ferri ku të gjitha ekipet e mëdha, janë në grupe relativisht të lehta.

Kështu, Lacio e shqiptarëve do të jetë në grup me Sëlltikun, Renen dhe Klyzhin, ndërkohë që Arsenali ka në grup Frankfurtin, Liezhin dhe Vitorian. Grup më i barabartë është grupi G, me skuadra si Porto, Jang Bojs, Fejnord apo edhe Rejnxhërsi ku të gjitha skuadrat janë thuajse në një nivel.

Mançester Junajtidi ka peshkuar Astanën, Partizanin e Beogradit dhe AZ Alkmarin ndërkohë që Roma ka në grup skuadra si Gladbahu, Bashakshehiri dhe Volsbergeri. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

SHORTI

Grupi A: Sevilja, APOEL, Karabak, Dudelanzh
Grupi B: Dinamo Kiev, Kobenhagen, Malmo, Lugano
Grupi C:
Bazel, Krasnodar, Getafe, Trabzonspor
Grupi D:
Sporting, PSV, Rosenborg, LASK
Grupi E:
Lacio, Sëlltik, Rene, Klyzh
Grupi F:
Arsenal, Frankfurt, Standard Liezh, Vitoria
Grupi G:
Porto, Jang Bojs, Fejnord, Rejnxhërs
Grupi H:
CSKA Moskë, Ludogorets, Espanjol, Ferencvarosh
Grupi I:
Volfsburg, Gent, St. Etiene, Oleksandria
Grupi J:
Roma, Gladbah, Bashakshehir, Volsberg
Grupi K:
Beshiktash, Braga, Uolsve, Bratislava
Grupi L:
Mançester Junajtid, Astana, Partizani Beograd, AZ Alkmar