Lici: Duam një garë të ndershme, merkato aty ku ka dashur trajneri!

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, në këto vitet e fundit është përballur me shumë problem në lidhje me ecurinë e kuqebluve. Me pjekurinë e tij ka ditur që t’i bëj ballë, e madje edhe atëherë kur “plagët” kanë qenë më të mëdha nga sa dukeshin, Licit i ka interesuar skuadra, shpesh duke i mbajtur “brenda familjes.

Vllaznia e këtij sezoni do të garojë në Superiore, ndërsa Lici ka besim se me zgjedhjet që janë bërë në merkato, në staf dhe lojtarë ecuria do të jetë pozitive. Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, administratori i klubit shkodran ka pohuar: Mendoj që të gjithë strukturat e klubit kanë qenë të kujdesshme. Nuk kemi pasur preferenca, por kemi marrë lojtarë aty ku ka nevojë trajneri dhe skuadra”.

Synimet

“E rëndësishme është të fillojmë javën e parë suksesshëm. Mendoj që pas javës së 3-të mund të shohim Vllazninë e vërtetë, pasi vijnë nga faza përgatitore. Do të bëjmë një kampionat të mirë, me skuadër cilësore dhe futboll që jemi mësuar ta shohim nga Vllaznia”.

Rivaliteti

Vllaznia, me Licin si lojtarë, por tashmë si drejtues do të garojë për nivele të lartë. Në lidhje me rivalët, Suad Lici ka thënë në fund të prononcimit të tij: “Mendoj që Tirana është organizuar më herët, shpresoj që të bëhet një garë e fortë dhe e ndershme dhe i uroj të gjithëve suksese”.

E.S./Vipsport.al/