Lëvizje edhe në stolin e Teutës, Bledi Shkëmbi mbetet vetëm me trajnerin e portierëve

Teuta ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm ku ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore. Sakaq, në stolin e skuadrës durrsake ka pasur edhe lëvizje, duke qenë se është larguar ndihmës-trajneri i Shkëmbit.

‘VipSport.al’ ka mësuar se Endri Vrapi nuk është më pjesë e stafit teknik të Teutës dhe largimi i tij është bërë pak ditë më parë. Sakaq, drejtuesit e klubit ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Vrapit, megjithëse kanë nisur nga puna për të gjetur një tjetër ndihmës për Shkëmbin.

Aktualisht, Shkëmbi është i vetëm në krye të stolit dhe së bashku me të, edhe Rizvani i cili ka rolin e trajnerit të portierëve. Pritet që ditët në vijim, të emërohet edhe zv.trajneri i ri i bregdetarëve. /Erjon Allaraj-VipSport.al/