

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, mendon se ekipi i tij e meritoi Superkupën në këtë sezon. Në RTSH, edhe pse vlerësoi Kukësin, ai tha se ekipi e meritoi duke këmbëngulur ndaj një rivali direkt e të fortë.
“Dua t’i kushtoj fitoren familjes time, edhe Olsi Ramës sepse është ai që ka ndërtuar këtë skuadër dhe sot nuk mund të ishte këtu, ndaj ia kushtoj atij.
Ndeshja ishte që bëmë një pjesë të parë të madhe, keqardhje që nuk mundëm të shënonim se mund të bënim 2-3 gola, pastaj pësuam gol dhe ndryshoi e bëri lojën Kukësi, kaloi në avantazh e rreziko. Ne u treguam të aftë të besonim deri në fund. Pastaj në shtesë, luajtëm mirë përsëri dhe e merituam.
Dua të shoh me qetësi përsëri, te goli i parë diçka nuk funksionoi. Por do të kemi kohë për çdo gjë.
Barazimi i Kukësit na hoqi gëzim e besim, pas pjesës së parë, pasi nuk mundëm të bënim 2 a 3 gola, na penalizoi se humbëm shpejtësi, humbëm kurajë. Kukësi mori zemër e përfitoi, se ka lojtarë me cilësi edhe fizikisht.
Do të jetë një kampionat i vështirë, kompleks, se ka 3-4 skuadra në të njëjtin nivel. Për ne është e rëndësishme ta nisnim mirë, të fitojmë këtë trofe se është objektivi ynë, pastaj të mendojmë për kampionatin por e di që do të jetë i vështirë.
Kemi bërë një pjesë të parë të madhe, e vetmja keqardhje ishte që nuk dyfishuam, kishim një rast me Malën, një 3 kundër 2 që e menaxhuam keq. Ai gol i pësuar ashtu i dha kurajë një skuadre të mirë si Kukësi, që gaboi më pak, kishte më shumë kurajë se ne, ndaj kaloi në avantazh. Kukësi është skuadër e rëndësishme ndaj ekuilibrat nuk janë vetëm teknik, janë edhe mendorë, ekuilibri mendor kaloi nga dominimi ynë te i tyri.
Kemi fituar 4-2 ndaj një rivali direkt, mos nxirrni në pah anën e keqe të lojtarëve. Për merkaton pyesni Olsi Ramën”. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
S’ka ekipe pjesëmarrëse, ja pse Kategoria e Tretë është shtyrë pa afat!
Kategoria e Tretë pritej që të.
Largimi i Morieros, flet Pontreli: Dinamo është më e madhe se emrat e përveçëm. Trajneri i ri nga familja dinamovite
Largimi i Françesko Morieros nga drejtimi.
Sporti shqiptar humb personazh, Partizani del me mesazh ngushëllimi!
Pandemia e “Covid-19” nuk po kursen.
Leave a Comment