Largohet një tjetër futbollist nga Vllaznia, gjen akordin në Kategorinë e Parë

Nga Vllaznia është larguar edhe një tjetër shkodran. Bëhet fjalë për Ergi Borshin, një nga elementët me shumë perspektivë deri pak vite më parë, por q ëmë pas ka luajtur në skuadra të tjera të elitës dhe të Kategorisë së Parë.

Sezonin e shkuar ishte pjesë e kuqebluve, ndërsa pak javë më parë u bë pjesë e Luftëtarit me shpresën për të firmosur me bluzinjtë. Por, i pakënaqur nga ajo që i ofruan në Gj8irojastrë, Ergi Borshi është rikthyer në Shkodër.

Hapësirat nuk kanë  qenë ato që priste dhe duket se pas ardhjes së brazilianëve, Borshi ka marrë vendimin që të aktivizohet dhe të luajë në Kategorinë e Parë me skuadrone Veleçikut,aty ku luajnë edhe shumë shkodranë të tjerë që kanë qenë pjesë e Vllaznisë.

E.S./Vipsport.al/