Laçi vazhdon të bindë në miqësore, goleadë në testin e radhës

Laçi ka ambicie që në sezonin e ardhshëm të jetë mes protagonistëve në elitën e futbollit shqiptar dhe të synojë trofe dhe në ndeshjet që po organizon në fazën përgatitore, po tregon se ka arsye pse të besojë të një rrugëtim i tillë. Nën drejtimin e Sulejman Starovës, skuadra tregoi vlera në dy ndeshjet ndaj Hapoel Ber Sheva në Ligën e Europës, ndërsa në miqësoret që ka organizuar pas përfundimit të aventurës europiane është shfaqur shumë pozitivisht, sidomos në sulm.

Në ndeshjen e sotme të organizuar andaj Turbinës, skuadra e Laçit ka fituar 5-0, duke dominuar plotësisht në lojë dhe në raste të krijuara para portës kundërshtare. Sfida ishte 2-0 që në pjesën e parë falë golave të Lushkjes dhe Xhixhës, ndërsa ky i fundit gaboi një penallti në fraksionin e parë të lojës.

Në pjesën e dytë ishin Turkaj, Malçi dhe Berisha ata të cilët shënuan në portën e Turbinës për të vulosur suksesin 5-0 të skuadrës së drejtuar nga Starova. /vipsport.al/