La futbollin, Pollozhani rikthehet për Skënderbeun!

Pak ditë më parë, 37-vjeçari Artim Pollozhani la futbollin, e madje iu besua edhe roli i drejtorit sportiv në skuadrën e Flamurtarit, aty ku kishte luajtur me sukses në dy vitet e fundit duke qenë edhe një nga të besuarit e presidentit Sinan Idrizi. Por, nuk qëndroi më shumë se 5 ditë sepse u largua nga Vlora për mosmarrëveshje me vetë Idrizin.

Por, Pollozhani ka çuditur, pasi sot ka dal në stërvitje me Skënderbeun, aty ku gjen ish-trajnerin me të cilin ka bashkëpunuar në Vlorë dhe ruan raport shumë të mira Ilir Dajën.

Madje, Pollozhani nga sa bëhet e ditur, i është rikthyer edhe njëherë futbollit të luajtur dhe pritet që të jetë një ndihmë e madhe për dajën në fushën e blertë duke qenë se në radhët e Skënderbeut aktual ka shumë lojtar të rinj me perspektivë.

E.S./Vipsport.al/