Kupa e Italisë/ Dy mbrojtësit shqiptarë eliminohen nga një ekip modest. Debuton Berisha, Veseli eliminon Memushajn

Shumica e skuadrave italiane e kanë nisur sezonin dhe fillimisht po luajnë në Kupën e Italisë e më pas do të nisin ndeshjet e tyre në kampionat. Kështu, mbrëmjen e djeshme janë luajtur të tjera ndeshje të Kupës, aty ku në garë ka hyrë edhe Fiorentina që ka mundur me rezultatin 3-1 Monzën.

Breshia e Ndojt është eliminuar pasi u mundu me rezultatin 2-1 nga Peruxhia, ndërkohë që është eliminuar edhe Verona. Këta të fundit, u mundën në shtëpi nga Kremoneze me rezultatin 1-2, në një ndeshje ku Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani ishin titullar. Në krahun tjetër, 18-vjeçari Omar Hoxha ishte në stol për Kremonezen.

Fitore ka arritur të marrë edhe Sasuolo e Aristidi Kolajt, por sulmuesi shqiptar e ka ndjekur takimin nga stoli. Bolonja, Sampdoria, Udineze nuk kanë surprizuar duke kaluar në turin tjetër. Interesant ishte ndeshja Empoli-Peskara ku Empoli i Veselit titullar arriti të kalonte më tej, duke mundur 2-1 skuadrën e Memushajt dhe Kastratit.

Rezultatet:

Peruxhia-Breshia 2-1
Fiorentina-Monza 3-1
Askoli-Trapani 2-0
Kaljari-Kievo 2-1
Çitadela-Karpi 2-2 (5-4 penallti)
Empoli-Peskara 2-1
Frosinone-Monopoli 5-1
Udineze-Sudtirol 3-1
Verona-Kremoneze 1-2
Leçe-Salernitana 4-0
Piza-Bolonja 0-3
Sasuolo-Specia 1-0
Spal-FeralpiSalo 3-1
Krotone-Sampdora 1-3