Kupa e Italisë / Duel kuqezi në turin e tretë, të dielën hyjnë në garë skuadrat e Serisë A

Përfundimi i ndeshjeve të Kupës së Italisë ditën e djeshme i ka hapur rrugë përvijimi të ccifteve për pjesëmarrjen në turin e tretë të turneut, ku në garë hyjnë shumë prej emrave të njohur të Serisë A.

Kështu, në ndeshjet e ardhshme që luhen të dielën, në garë do të jenë edhe skuadra e Fiorentinës, Kaljarit, Sampdorias, Udinezes, Xhenoas e Parmës sa për të përmendur disa prej atyre të cilat kërkojnë të kalojnë deri në turet më të rëndësishëm të turneut, që të përballen me 8 më të mirët të cilët nuk zbresin në fushë deri në janar.

Në turin tjetër spikat një ndeshje për shqiptarët, ajo mes Empolit dhe Peskarës, ku duhet të vihen përballë Veseli dhe Memushaj, gjithmonë nëse ky i fundit arrin të rikuperojë në kohë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e mbrëmshme. /vipsport.al/

Turi i tretë 18.08.2019
Breshia-Peruxhia
Sasuolo-Specia
Empoli-Peskara
Verona-Kremoneze
Fiorentina-Monza
Karpi-Çitadela
Kaljari-Kievo
Sampdoria-Krotone
Spal-FeralpiSalo
Leçe-Salernitana
Xhenoa-Imoleze
Askoli-Trapani
Parma-Venecia
Frozinone-Monopoli
Udineze-Sudtirol
Bolonja-Piza