Kukësi i bën “grabitje” Ilir Dajës, arrihet akordi me objektivin e Skënderbeut

Kukësi po vazhdon fazën përgatitore në Mavrovë, aty ku ditën e djeshme arriti të fitonte edhe një ndeshje miqësore ndaj Vëllazërimit me rezultatin 4-1. Skuadra verilindore do të luajë të dielën finalen e Superkupës, ku përballë do të ketë kampionët në fuqi të Partizanit.

Sakaq, drejtuesit po mendojnë ende për merkaton dhe afrimet e mundshme që mund të bëhen, ndërkohë që me Kukësin ka firmosur një tjetër futbollist. Hapësira e lënë bosh në krah nga Simo Rrumbullaku, do të plotësohet nga Blerim Kotobelli i cili ka arritur tashmë akordin me verilindorët dhe pritet vetëm prezantimi i tij.

Kotobelli që sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit, kërkohej me ngulm nga Ilir Daja i cili e njeh mirë nga sezoni i fundit. tekniku e kërkonte në Korçë, duke qenë se siç dihet ka marrë drejtimin e Skënderbeut dhe shpreson që të formojë një skuadër që mund të konkurrojë me vendet e para në klasifikim. Tashmë, Dajës i duhet të mendojë për një tjetër mbrojtës duke qenë se Kotobelli do të prezantohet te Kukësi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/