Kostakurta: Italia ka zgjedhur personin e duhur, Mançinin e njoh kur fituam Botërorin e Ushtrisë

Legjenda e futbollit italian, Alesandro Kostakurta është i bindur se Italia ka zgjedhur trajnerin e duhur në krye të stolit. Ai ka besim se Roberto Mançini mund të rikthejë Italinë te sukseset ndërkohë që shoqëria e Kostakurtës me Mançinin, është e hershme.

Sakaq, ai ka folur dhe për skaudrën kombëtare të Italisë, duke u shprehur se ka futbollistë të cilët mund të bëjnë diferencën. Kostakurta shtoi se këto futbollistë, duhet vetëm të zbulohen në kohën e duhur, pasi janë të shumtë.

“Jam një njeri që veproj dhe nuk ndërmjetësoj. Më pëlqen të marr një vendim dhe me mua është shumë e vështirë të negociosh, madje edhe në shtëpi. Kur erdhi Mançini, kishim shumë opresion por e njoh që kur fituam Botërorin e Ushtrisë më 1988.

Në Itali ka shumë futbollistë cilësorë që mund të shtyjnë para dhe Mançini mund t’i zbulojë këto. Duhet koha e duhur dhe vendi i duhur për ta bërë, por kam besim se Mançini është personi i duhur që mund ta bëjë”, u shpreh Kostakurta. /Erjon Allaraj-VipSport.al/