Kordeiro: Kukësi ka një skuadër të mirë, por ndihem i lumtur që po fitoj te Partizani

Uilliam Kordeiro arriti të fitonte trofeun e dytë në Shqipëri, këtë radhë duke mundur ish-skuadrën e tij. Mesfushori brazilian që fitoi me Kukësin kupën pak javë më parë, ishte fitues i Superkupës ndaj verilindorëve me fanellën e Partizanit.

I intervistuar nga “VipSport.al”, Kordeiro u shpreh se ndihet i lumtur që mori një tjetër trofe me Partizanin duke shtuar se ishte një trofe i rëndësishëm për të. Sakaq, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe Kukësin, të cilin e konsideron të fortë.

“Mendoj se ishte trofe i rëndësishëm. Kukësi ka një skuadër të re me një ekip të mirë, por jam i lumtur që jam te Partizani te një ekip i fortë dhe që mora këtë trofe. Kukësi është një ekip i ri. Jam i emocionuar pasi kam fituar një tjetër trofe dhe për këtë jam shumë i lumtur”, u shpreh Kordeiro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/