Konte: Ka një diferencë me Napolin dhe Juventusin por nuk vendos limite, tani nis rrugëtimi jonë

Antonio Konte ka folur në konferencën e parë për shtyp para nisjes së kampionatit. Zikaltërit do të startojnë ditën e nesërme teksa do të përballen në shtëpi me Leçen. Për trajnerin, ka ende një diferencë me ekipe si Juventusi dhe Napoli megjithatë nuk kërkon të vendosë limite. “ Po punojmë në mënyrën e duhur, kemi dëshirë të ndërtojmë diçka të rëndësishme. Rrugëtimi ka nisur, më pas do të shohim si jemi.

Ka një diferencë me skuadrat e tjera, por nuk dua të vendos limite dhe as të krijoj alibi për lojtarët e mi. Nuk e di për çfarë do të luftojmë por e di se duhet të punojmë më shumë se të tjerët. Vetëm koha do e tregojë nëse merkato ka ulur diferencat me Juventusin dhe Napolin. Por nuk shohim të tjerët, duhet të përqendrohemi te vetja jonë. Kam pritshmëri të mëdha. Jam i kënaqur me atë që kemi bërë deri tani, kam gjetur gatishmëri shumë të mirë nga lojtarët e mi.

Nëse duam të marrim rezultate të mëdha, të gjithë duhet të jenë në gjendje të përmirësohen. Sa i përket Ikardit jam në linjë me klubin. Nga ana ime kam respekt për të gjithë. Lukaku ka ardhur me shumë entuziazëm, është vënë në dispozicion. Po punon shumë Nuk është në më të mirën por ka potencial të madh”, u shpreh Konte.