Konfirmohet lajmi i VipSport: Abazaj sot në stërvitje me Kukësin

Në konferencën për shtyp para ndeshjes premierë të kampionatit në ditën e nesërme përballë kampionëve në fuqi të Superiores, Partizani, trajneri i Kukësit Shpëtim Duro ka njoftuar se në ditën e sotme së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, ashtu siç njoftoi “VipSport.al” dy ditë më parë, do të dalë në stërvitje edhe transferimi më i fundit në merkato, Kristal Abazaj.

“Ky është thelbi që e kam marrë skuadrën vonë. Ka ardhur Obanur me dy ditë stërvitje dhe mund të luajë të premten. Vjen Abazaj sot në stërvitje dhe me këto kushte duam të marrim pikët e para”, tha Duro. Verilindorët kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin duke e huazuar nga skuadra e Anderlehtit, teksa në këtë formë konfirmohet edhe lajmi i para pak ditëve nga VipSport.

Tashmë, tekniku Shpëtim Duro do të ketë një armë më shumë për të luftuar dhe për të siguruar titulluan kampion të këtij sezoni. Ndërkohë për Abazajn, Kukësi do të jetë një mundësi e mirë për t’ia rifilluar nga e para pas problemeve me dëmtimet dhe hapësirën e paktë që pati në Belgjikë. /Egi Çabeli-VipSport.al/