

Pak ditë më parë, dy agresorë sulmuan yllin turko-gjerman Mesut Ozil, të cilin e shpëtoi ndërhyrja e shokut të skuadrës, Sead Kolashinac. Ky incident, u pasua me një tjetër përplasje dhe klubi i Arsenalit e jo vetëm, u detyruan që të vënë roje private para hyrjes së mesfushorit për të siguruar jetën e tij.
Sakaq, dyshja e futbollistëve janë lënë jashtë edhe për ndeshjen e parë të kampionatit, si edhe pritet të jenë sërish jashtë për disa ditë. Shkak për këtë lënie jashtë, është bërë situata e krijuar dhe mendohet se është zgjidhja më e sigurt për dy futbollistët që po përballen me sulme të vazhdueshme.
Megjithëse policia angleze bëri të mundur arrestimin e dy personave që dyshohen si agresorët që sulmuan Ozilin, sërish nuk ka qetësi ku tashmë të kërcënuar ndihen të gjithë futbollistët e Arsenalit. Ende nuk është zbardhur asgjë dhe nuk dihen arsyet që i kanë shtyrë agresorët që të sulmojnë dy futbollistët. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Zhoao Feliks gabon shumë, Atletiko ndalet përsëri e rrezikon Europën
Atletiko Madrid ka hedhur një tjetër.
Mendja te Champions, Ajaks mundet në shtëpi pas dy vitesh
Merr fund ecuria pa humbje e.
Interi nuk ia del dot ndaj Romës, kryesimi përsëri në rrezik
Roma ka ndalur marshimin e Interit.
Rrëfimi i Tevez: Para finales Juve-Barça e kisha mendjen vetëm të kthehesha te Boka
Karlos Tevez e ka pasur mendjen.
Leave a Comment