Klubi i Tiranës pranon dhe falënderon Komisionin e Disiplinës për vendimin me gjobë, thirrje tifozerisë për qetësi

Klubi i Tiranës nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohje dhe ka pranuar vendimin e Komisionit të Disiplinës, e cila për shishet e ujit të hedhura në fushë në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Teutës i ka dënuar bardheblutë me vetëm një masë prej 50.000 lekë të reja.

Në fakt, vendimi mund të ishte edhe më i rëndë duke marrë parasysh se gjyqtari anësor e ndërpreu ndeshjen në një moment të caktuar, ndërsa edhe lojtari i Teutës pati probleme në zhvillimet e një goditje këndore.

Klubi kryeqytetas i ka bërë thirrje tifozerisë për t’u qetësuar pasi në këtë formë dëmton skuadrën dhe veten duke prishur imazhin e tifozerisë më të madhe në Shqipëri. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Reagimi i klubit të Tiranës:

Komisioni i Disiplines ka gjobitur sot KF Tiranen me 50 mije leke (te reja), per shkak te shisheve plastike te hedhura ne ndeshjen Tirana – Teuta nga tifozet bardheblu. Gjoba kete rradhe eshte jo vetem e merituar, por shume e paket ne krahasim me veprimet aspak te hijshme te nje pjese te tifozerise. Nje vit me pare, per nje shishe plastike stadiumi i mbyll per kater ndeshje.

Kete rradhe Disiplina ka toleruar duke u mjaftuar me nje gjobe minimale. Klubi ju ben thirrje te gjithe tifozeve te ruajne qetesine, mos demtojne skuadren, veten duke mbyllur stadiumin dhe demtuar imazhin e tifozerise me te madhe ne Shqiperi. Shishet plastike, sendet e forta dhe materialet piroteknike nuk duhen hedhur ne fushe apo tentuar sjellje te tjera jo sportive me to. Nese kete rradhe Disiplina na fali, ne nje rast te perseritur do na mbyllen dyert e stadiumit.