Kërkohej me ngulm nga Junajtid, sulmuesi rinovon kontratën 9-vjeçare me Atletik Bilbaon

Mançester Junajtid kishte një listë me shumë emra që synoheshin të afroheshin në merkaton e verës, megjithatë shumë prej tyre nuk u arritën. Inaki Uilliams shihej si pasuesi ideal për të zënë vendin e Romelu Lukakut në skuadër, megjithatë nuk u arrit as ky operacion.

Sakaq, Uilliams duket se është bindur nga klubi spanjoll për një rinovim dhe bëhet fjalë për një rinovim rekord. Uilliams do të jetë një futbollist i Atletik Bilbaos deri në verën e vitit 2028, duke firmosur kështu një kontratë 9-vjeçare me skuadrën e tij.

Aktualisht, sulmuesi bask është 25 vjeç dhe deri në përfundim të kontratës së tij do të jetë 34 vjeç, duke ia dedikuar karrierën Atletik Bilbaos, skuadër e cila nuk afron futbollistë që nuk janë baskë. Uilliams do të ketë edhe një klauzolë e cila arrin deri në 135 milionë euro për cilindo ekip që kërkon shërbimet e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/