Keidi Bare e nis kampionatin mbarë, prestigjiozja spanjolle: I kudondodhur, oksigjen për skuadrën

Malaga e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë duke fituar me rezultatin 0-1 në transfertë përballë Santanderit. Titullar dhe 90 minuta luajti mesfushori shqiptar Keidi Bare i cili ishte një nga më të dalluarit për skuadrën e Malagës që po has në jo pak vështirësi financiare.

Mesfushori i Kombëtares ka marrë vlerësimet më të larta nga mediat vendase dhe është prestigjiozja “AS” ajo që e ka vlerësuar si më të dalluarin në fushë. Bare shihet si futbollisti që i jep oksigjen skuadrës së tij dhe që me paraqitjen e bërë, ka ndihmuar ekipin për një rezultat pozitiv.

“Mesfushori shqiptar, në pozicionin e tij ishte si mushkëri për skuadrën. I dha oksigjen dhe me karakterin e tij të zjarrtë, shpesh herë ishte i paqëndrueshëm. Ishte futbollist i kudondodhur”, u shpreh Bare. /Erjon Allaraj-VipSport.al/